BE zgjat sanksionet kundër Iranit

BE zgjat sanksionet kundër Iranit

“PAK ISHTE SHPEJTË” – FLET E LËNDUARA NGA AKSIDENTIMI I AUTOBUSIT NË PEJË

Bruksel, 12 prill– Bashkimi Europian (BE) rinovoi sot, edhe për një vit, sanksionet e tij kundrejt më shumë se 80 personaliteteve iraniane për të protestuar kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në këtë shtet.

”Këshilli vendosi të shtyjë afatin deri më 13 prill 2019 të masave shtrënguese kundrejt 82 personave për shkak të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Iran”, bëri të ditur BE-ja në një deklaratë, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Sanksionet në fuqi prej vitit 2011 bazohen në një ngrirje të aseteve në BE të 82 personaliteteve përfshirë ushtarakë të rangut të lartë, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të policisë apo shërbime sekrete, krerë të milicisë dhe drejtorë burgjesh, të cilëve u ndalohet edhe e drejta për të udhëtuar në BE.

Të 28 anëtarëve të BE-së u ndalohet gjithashtu e drejta për t’i shitur Iranit pajisje që mund të përdoren për represion dhe për të kontrolluar komunikimet.

Këto sanksione u parashtruan për të protestuar pas shtypjes së manifestimeve të organizuara kundër rizgjedhjes së kontestuar të Mahmud Ahmadinexhadit mes muajit qershor dhe dhjetorit të vitit 2009, që përfunduan me dhjetëra të vdekur dhe mijëra arrestime.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)