Bebe Rexha kujton vuajtjet e babait të saj, i premton publikisht se nuk do ta braktisë kurrë dhe se do ta bëjë krenar

Bebe Rexha kujton vuajtjet e babait të saj, i premton publikisht se nuk do ta braktisë kurrë dhe se do ta bëjë krenar

Publikohen pamjet nga momenti kur Liam Gallagher e kap për fyti të dashurën

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Ajo ka një karrierë të begatshme në Amerikë, dhe shquhet si një prej shqiptareve më të talentuara në botë.

Shpesh, Bebe Rexha ka folur pa hezitim për prejardhjen e saj shqiptare.

Ajo dhe familja e saj janë me origjinë nga Dibra e Maqedonisë, por që për shkak të kushteve, si shumë shqiptarë të tjerë, kanë emigruar në vitet 80-a në Amerikë, për një jetë më të mirë.

Duke e ditur se përballë cilave sfidave është ballafaquar i ati i saj, i cili që i ri u detyrua të largohej, Bebe Rexha duket se është vërtet mirënjohëse për atë se çfarë ai ka bërë ndër vite.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja shfaqet duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë babait të saj, Flamurit, pas mbarimit të koncertit.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i bën atij një premtim të veçantë, duke i thënë se për mundin që ka bërë për të, ajo do mundohet që gjithmonë ta bëjë të ndjehet një baba krenar.

“Të dua babi, jam shumë e lumtur që mund t’ju bëj krenarë. Dua të të jap jetën që ti gjithmonë ke ëndërruar dhe do t’i bëj ëndrrat e tua realitet. Të premtoj”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)