Ronaldinho është i njohur për shumë gjëra dhe ka një sasi të madhe tifozësh.
Legjenda e Brazilit pritet t’i jep fund futbollit duke organizuar një ndeshje lamtumirëse.
Pas, futbollit ai ka befasuar me punën e re. Sipas mediave të huaja, Ronaldinho do të bëhet politikan.
Madje ai do të kandidoj në shtetin e Minas Gerais për Partinë e Patriotit.
“37-vjeçari u takua me kandidatin presidencial Jair Bolsonaro dhe paraqiti një fotografi me librin e politikanit. Megjithatë para se Ronaldinho të kandidoi, ai do të shpresoj se Bolsonaro të fitoj në zgjedhjet e tetorit të vitit 2018”, shkruhet në “FourFourTwo”./IndeksOnline/
COMMENTS