Bëhet e ditur se kur do bëhet tërheqja e fituesve me kuponë fiskal!

Bëhet e ditur se kur do bëhet tërheqja e fituesve me kuponë fiskal!

Nxënësit e shkollës ‘Ismail Luma’ vizitojnë stacionin policorë në Lipjan (Foto)

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë, kur do të përfundojë aplikimi për projektin e suksesshëm të Administratës Tatimore të Kosovës me kuponë fiskal. Deri më tani, kanë aplikuar mbi 39 mijë qytetarë, për periudhën TM1 të vitit 2018.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se është caktuar data kur do të bëhet tërheqja e numrave potencial fitues.

Mësohet se ATK është dakorduar me televizionin publik (RTK) që tërheqja të transmetohet me 10 Maj (e enjte) nga ora 18:00, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se afati i aplikimit ka filluar nga 1 prill dhe do të qëndrojë i hapur deri më 30 prill 2018.

Ndryshe, fituesit potencial do të rimurësohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, mirëpo jo më shumë se njëqind (100) euro.

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250).

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)