“Bëhuni gati për zgjedhje”

“Bëhuni gati për zgjedhje”

“Të fortët’ e veriut e kanë paralizuar Policinë e Kosovës”

Tërheqja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës ka shtuar zërat për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Njëri prej tyre që ka paralajmëruar zgjedhje të reja, është edhe analisti politik, Imer Mushkolaj.“Bëhuni gati për zgjedhje”, ka shkruar Mushkolaj në një shënim në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, deri te largimi i Listës Serbe nga koalicioni qeverisës ka ardhur për shkak të arrestimit të zyrtarit shtetëror serb, Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.Me largimin e Listës Serbe nga koalicioni, momentalisht Qeveria Haradinaj ka vetëm 51 vota në Kuvend, duke e humbur shumicën parlamentare.Nga shoqëria civile po përmenden si opsione që të zgjerohet qeveria, ose të formohet një qeveri teknike, deri në përgatitjetbpër zgjedhjet e reja.Deri më tani kryeministri i vendit, nuk e ka thënë asnjë fjalë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)