Është vetë skuadra dobrajase që ka njoftuar për ndihmën që i ka dhënë afaristi i suksesshëm, Bekim Brestovci, duke mos harruar ta falenderojnë.
Brestovci vazhdonë të kontriboj në forma të ndryshme në vendlindje në shumë fusha, madje, edhe në sport.
Klubi i futbollit Arbëri para se ti dilte në ndihmë, Jahir Krasniqi ishte në gjendje shumë të rëndë, madje pranë shuarjes, kurse këtë klub tashmë e ka ndihmuar edhe afaristi i suksesshëm, Bekim Brestovci duke dhënë për klubin një shumë prej pësë mijë euro, shkruan Ulpianapress.
Është vetë skuadra dobrajase që ka njoftuar për ndihmën që i ka dhënë Brestovci, i cili muaj më parë u kthye nga Gjermania për të kontribuar në vendlindje.
“#FALEMINDERIT_BEKIM_BRESTOVCI👏
KF Arbëria u shpërblye me 5.000€ nga i nderuari Bekim Brestovci.
Duke i parë të arriturat e KF Arbëria – Bekim Brestovci vendosi ta përkrah financiarisht klubin nga Dobraja dhe njëkohësisht i premton lojtareve premi në rast fitore në ndeshjen e javës së pestë ndajë Malisheves.
Në këtë rast Kryesia KF Arbëria shpreh falenderim të jashtëzakonshëm për dhuraten e madhe që i sjelli Bekim Brestovci njëkohësisht falenderon për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep KF Arbëria”, thuhet në njoftim.
COMMENTS