Bekim Brestovci: Perspektiva socio-ekonomike fshat/qytet

Bekim Brestovci: Perspektiva socio-ekonomike fshat/qytet

Bekim Brestovci bëhet i gjallë, thotë se “LDK po i jep fund mundesisë së instalimit të Bolshevizmit në Kosovë ”

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA, Bekim Brestovci ka ndërmarrë hapa konkretë rreth bashkimit të investitorëve nga diaspora për inicimin e njё shoqёrie aksionare, e cila përmes investimit nё industrinё e ushqimit do të lёvizë 10-15 mijё bujq, tё cilёt do tё pёrmirёsonin mirёqenien sociale tё familjeve nё fshatra.

“Njё ndёr arteriet kryesore tё zhvillimit ekonomik nё Kosovё ёshtё zhvillimi i bujqësisë. Andaj jo rastësisht plani im fillestar qё do tё sillte perspektivë socio-ekonomike dhe zhvillimin ekonomik ndёrlidhet pikërisht me bujqёsinё”, ka thënë Brestovci.

Njëri nga afaristët më të suksesshëm në Gjermani thotë se kjo shoqëri aksionare përveç subvencionimit të bujqve dhe kulturave bujqësore gjithashtu do të sigurojë treg tё menjёhershëm nё industrinë e ushqimit dhe njëherësh do të ndikojë edhe mё shumё për zhvillimin e bujqësisë.

Për më tepër, Brestovsi thotë se planet e kësaj shoqërie aksionare gjithashtu targetojnë grat qё jetojnë nё fshatra, e sidomos nё lokalitetet pranё vendeve turistike.

Sipas tij, gratë e interesuara për punësim do tё ndihmohen qё tё krijojnë biznese nё fushё tё kulinarisё tradicionale, veshjeve tradicionale, e fushave tё tjera, qё do tё stimulonin turizmin malorë dhe do t’u gjeneronin vetëpunësim por edhe hapje të bizneseve tё vogla e tё udhëhequra nga gratё.

“Sa i përket avancimit të komunave, tanimë kam filluar të punoj nё planin konkret për krijimin e zonave ekonomike apo parqeve tё bizneseve. Shembulli i parё, ёshtё krijimi i parkut tё biznesit nё Malishevё. Ky park, ka 40 hektarë nё dispozicion, por me mundësi zgjerimi deri në 80 hektarë dhe pritet që vendimet për funksionalizimin e tij të merren gjatë muajit nëntor, të kёtij viti”, tha Brestovci.

Ai thotë se këto parqe pritet tё sjellin biznese tё interesuara nga diaspora, tё cilat do tё krijojnë edhe vende tё punёs.

“Veprimtaria e parqeve tё bizneset do tё ishte nё dispozicion tё zinxhirit funksionues duke filluar nga bujqësia, industria e ushqimit pastaj industri tё tjera. Synimi ёshtё qё parqe tё tilla biznesi, tё krijohen nёpёr tё gjitha qendrat kryesore, duke mundësuar kёshtu qasje tё barabartë dhe perspektivë socio-ekonomike në fshatrat dhe qytetet e Kosovës”, tha kandidati për deputet nga radhët e NISMA, Bekim Brestovci.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)