Andrea Belotti do të nënshkruajë kontratë të re me Torinon.
Andrea Belotti është i gatshëm ta konfirmojë të ardhmen e tij te skuadra e Torinos.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Belotti do të nënshkruajë kontratë të re me Torinon përkundër interesimit për transferimin e tij nga shumë klube të mëdha evropiane.
Me marrëveshjen e re, Belotti do të përfitojë dyfishim të pagës nga ajo e tanishmja, përcjell “lajmi.net”.
Kontrata e re pritet të finalizohet në fund të muajit tetor.
COMMENTS