Medhi Benatia pranoi se do të tërhiqej nga Juventusi, kështu që rikthimi i Bonuccit e detyroi të ndryshoj planet.
Mbrojtësi ishte standard në mbrojtjen e Juventusit por me rikthimin e Bonuccit gjërat filluan të zbehen, raporton ‘Futboll Italia’, përcjellë GazetaBlic.
Benatia ka shkruar disa fjalë në llogarinë e tij në instagram: “Përshëndetje për të gjithë, po e shfrytëzojë këtë mundësi për t’i thënë lamtumir kësaj familje të madhe siç është Juventusi”.
” Unë po i lë prapa shumë miq që besoj se do ti shoh përsëri, ju të gjithë keni qenë gjysa e jetës sime për 2 vite”
“Faleminderit per dashurine. Unë e kuptoj se dikush nuk dëshiron të pranojë zgjedhjen time, prandaj vetëm ju kërkoj ta respektoni atë.
“Forza Juve, përpiquni të fitoni gjithçka me këtë grup të mrekullueshëm”.
/
COMMENTS