Benjamin Kololli sot i bashkohet Kosovës, do ta kryej stërvitjen e plotë

Benjamin Kololli sot i bashkohet Kosovës, do ta kryej stërvitjen e plotë

NË LAJMIN PËR LAMTUMIRËN E TIJ, INIESTAS I NDODHI NJË GJË E TURPSHME

Gjendja e lëndimit të Benjamin Kolollit është duke u përmirësuar.

Mjeku i ekipit të Kosovës, Murat Berisha deklaroi se mesfushori i Zurichut, do t’i nënshtrohet edhe një testi mjekësor për të shikuar gjendjen e lëndimit, por nuk e ka mohuar mundësinë që Kololli të luaj kundër Bullgarisë.

26 vjeçari nuk ka kryer stërvitjet e plota asnjëherë me Kosovën gjatë këtij grumbullimi.

Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Kololli sot do ti bashkangjitet shokëve të tij, në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë.

Stërvitja do të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)