Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka dhënë qëndrimin e subjektit të tij partiak rreth nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Më tej Beqiri ka njoftuar se LDK është e gatshme ta votojë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.\
Këto deklarime Deputeti Ismet Beqiri i bëri përmes facebook, ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht është pjesë e Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europës, ku dhe është takuar me Presidentin e Partive popullore Evropiane, Joseph Daul.
Njoftimi i Beqiri:
Të nderuar miq,
Këto ditë jemi në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Mora pjesë në takim të Grupit Parlamentar të Partive Popullore (EPP) ku ne LDK, jemi anëtarë.U takova me z.Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane.
E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së, veqmas për dy qështjet preokupuese keto ditë: Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Poashtu në GP të EPP-së u mbajtën votime për 4 Kryetar(Komisioner)të katër Komisioneve të KE që do të udhëhiqen nga përfaqësuesit-Deputetët e EPP-së.Takuam z.Jordi Roca Mas,raportuesin për Kosovë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Takimet vazhdojn deri të premten,në GP të EPP dhe Komisionet e ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
COMMENTS