Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka treguar për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Në një prononcim për gazetën “Blic”, Beqiri ka treguar se gjendja e Mustafës është stabile dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
“Pas një gripi që kishte, kryeministri Mustafa është shtrirë në spital. Gjendja e tij është stabile dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mustafa pritet që ditëve në vijim të ketë trajtim edhe jashtë vendit, mirëpo ai është me një gjendje stabile shëndetësore. Para 30 minutave isha në vizitë tek ai”, ka thënë Beqiri për Gazeta Blic.
Lideri i LDK-së ishte shtrirë pas disa ditë në spitalin Amerikan pasi që iu kishte keqësuar gjendja nga gripi sezonal.
COMMENTS