Etrit Berisha ka thënë se ende nuk ka përfunduar çështja e kualifikimit në finale.
Etrit Berisha nuk dorëzohet përkundër humbjes 0:1 nga Juventus në Bergamo në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Coppa Italia.
Portieri kosovar i Atalantas ka thënë se ende nuk ka përfunduar çështja e kualifikimit në finale.
“Nuk ka përfunduar ende, Forza Atalanta”, shkroi Berisha në Instagram, përcjell “lajmi.net”.
Berisha luajti si titullar dhe u mposht nga sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain.
COMMENTS