Berisha për djegien e kosovarit: Forca e krimit godet me egërsi

Berisha për djegien e kosovarit: Forca e krimit godet me egërsi

“FLAMURI KOMBËTAR ËSHTË KOMBËTAR, KOSOVA DUHET TË KETË SIMBOLET E VETA”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjetjen e veturës së djegur ku brenda ishte trupi i një kosovari.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se forcat e krimit kanë goditur me egërsi.

“Forca e krimit godet me egërsi! Digjet për se gjalli një qytetar bashke me automjetin e tij ne Fushe Kruje! Autoret po ndjekin takimet gju me gju te Xhafes me qytetaret!”, ka shkruar Berisha.

Gjatë ditës së djeshme në Fushë – Krujë policia e Shqipërisë ka gjetur një veturë të djegur ku brenda saj ndodhej një trup i pajetë i cili dyshohet të jetë trupi i kosovarit, Xhavit Osmani nga fshati Pestov i komunës së Vushtrrisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)