Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se deklaratat e autoriteteve të Prishtinës se tri komunat shqiptare në Serbi i përkasin Kosovës nuk kanë të bëjnë fare me realitetin dhe vetëdijen.
Bërnabiq ka theksuar se politikanët që japin deklarata të tilla duhet të kthehen në realitet dhe të kuptojnë rregullat e sjelljes së shekullit 21.
“Le të shkojmë në dialog dhe të bashkëpunojmë, mos të ngrisim pengesa”, ka thënë ajo duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të kishte demarkim me Kosovën a do të kërkohen tri komuna në Serbi, përcjell lajmi.net.
Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do të jap dorëheqje ose do të thërras referendum nëse Kuvendi nuk e miraton marrëveshjen me Beogradin në të cilën do të ishin edhe tri komunat shqiptare, Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.
COMMENTS