Kosovarët vazhdimisht marrin pjesë nëpër edicione këndimi jashtë vendit dhe na bëjnë krenar me sukseset që arrijnë.
Këtë gjë edhe njëherë na e ka dëshmuar drenicasi 13 vjeçar, Besim Karpuzi nga Shala e Lipjanit.
Në paraqitjen e tij në “The Voice Kids” në Gjermani, Karpuzi mahniti jurinë me këngën “The Rainbow Connection”.
Ndryshe, Besimi është nipi i Xhavit Drenorit, asamblistit të zëshëm të Drenasit. Motra e tij ka qenë këngëtare në Shoqërinë Kulturore Artistike “Rilindja” në Dobroshec dhe ka marrë pjesë në gara si akordet e Kosovës në vitet 88-92.
/Indeksonline/
COMMENTS