Besnik lind, nuk bëhesh

Besnik lind, nuk bëhesh

Haradinaj e tregon gjoksin

Rrugëtimin politik e nisi vite më parë, asambleist qe dy legjislatura, gjatë gjithë kësaj kohe rrugëtoi me respektin maksimal për LDK-në dhe Vjosa Osmanin, edhe kur kjo e fundit u shndërru në tabele qitjeje nga disa anëtarë të partisë dhe simpatizantë pas koalicionit me partinë e Albin Kurtit.

Fadil Sopa si një mjeshtër i madh i fjalës dhe i mendimit intelektual, një sofër e madhe idesh, konceptesh, stili, vizioni, ku kanë ngrënë shumë individë, madje shumë prej atyre që më pas tërthorazi e sulmuan egërsisht, asnjëher nuk hezitoi që ti bëjë publike respektin për presidenten e vendit, bile asnjehër nuk e hoqi atë nga zyra e tij, edhe pse ishte në listën e LDK-së, e qe shumë lehtë ka mundur ti kushtoj me vota, mirëpo Fadili po rrugëtonte me pastërtine e tij shpirtërore, pasiqë në ndërtimin e tij njerzor, nuk ka vend për tradhëti as ndaj elektoratit të partisë e as ndaj shoqërisë me Osmanin.

Si nje polikan model, ai gëzon simpatinë dhe adhurimin e qytetarëve, dhe kjo u dëshmu në zgjedhjet e fundit, duke qenë një shembull i maturisë politike dhe i këmbënguljes për veprim të përbashkët. Me vështrimet e tij, me idetë bashkëkohore dhe me vizionin e gjerë për të ardhmen e qytetit të tij, ky njeri përherë zgjonë kërshërinë e ndjekësve të tij, madje jo vetëm të atyre të rretheve politike, por të të gjitha shtresave të shoqërisë në Lipjan.

Virtytet si besnikëria, dashuria, sinqeriteti, drejtësia, solidariteti, morali i lartë, kujdesi janë fondamente kyçe të një shoqërie të bereqetshme dhe prosperuese, të cilat Fadili vazhdimisht mundohet t’i vë si gurthemel në shoqërinë kosovare.

Të gjithë duhet të kuptojmë se nuk mund të ketë të ardhme të ndritur të një kombi nëse nuk dominon vlera ndaj jo vlerës, e mira ndaj të keqes, drejtësia ndaj padrejtësisë, sinqeriteti ndaj urrejtjes, besnikëria ndaj tradhtisë, morali ndaj jo moralit, fitimi hallall ndaj atij haram, shkollimi i drejtë ndaj ati të padrejtë etj. Prandaj, dhe pikërisht për këto vlera, duhet të kem përfaqësues të suksesshëm të cilët ngërthejnë në vete këto parime thelbësore të cilat i posedon Sopa. Andaj, virtytet e lartpërmendura përveç që janë porosi njerëzore, ato para se gjithash janë edhe porosi hyjnore, ushtrimi dhe praktikimi i të cilave është në të mirë të individit dhe të çdo shoqërie mirë të organizuar dhe mirë të konsoliduar nga një qeverisje moderne dhe me njerëz përfaqësues të kalibrit të Fadil Sopës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)