Kaq pasuri ka Imri Ahmeti

Kaq pasuri ka Imri Ahmeti

Vera sot në Lipjan, kafiteritë aktivizojnë terasat (Foto)

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahneti ka deklaruar pasurinë e tij në Agjensionin Anti Korrupsion.

Ahmeti në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 80 mijë euro e trashëguar, ndërsa ka banesë me vlerë prej rreth 75 mijë euro për të cilen duhet të paguaj kredi deri në vitin 2025, ndërsa si pronësi të përbashkët ka deklaruar se ka një tokë e cila kap vlerën e 60 mijë euro, truall që kap vlerën e 20 mijë euro si dhe oborr që kap vlerën e 30 mijë eurove.

Ai tek pjesa e pasurisë së luajtshme ka dy vetura, nje Audi A4 e cila është e deklatuesit si dhe një Golf 4 i cili i takon fëmijëve të tij.

Para të gatshme në llogarinë e Ahmetit ka gjithsej 4 mijë e 950 euro.

Në pjesën e përshkrimit të hollësishëm të të hyrave vjetore, i pari Lipjanit ka deklaruar se merr 1 mijë e 300 euro si kryetar. Nga mëditja nga KK ai merr gjithsej 1 mijë euro. Ndërsa tjetër burim i të hyrave janë edhe 640 euro të fëmijëve.

Për ta parë pasurinë e deklaruar nga Imri Ahmeti, klikoni KËTU.

Theksojmë se Imri Ahmeti ka kandiduar për të parin e Lipjanit si kryetar i degës së LDK-së së Lipjanit duke fituar pa balotazh që deri më zgjedhjet e 2017-tës nuk kishte ndodhur në Lipjan dhe kjo është hera e dytë që Ahmeti pa pikë problemi fiton zgjedhjet në qytetin e tij. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)