Kryetari i zgjedhur i Komunës së Lipjanit nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, si dhe asamblistët e Kuvendit Komunal janë betuar në një ceremoni solemne të organizuar në sallën e kuvendit.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe zëvendës ministri i Arsimin Heset Sahiti.
Kryetari i cili ka marr zyrtarisht punën është zotuar se do të punojë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Lipjnit , duke thënë se gjatë qeverisjes së tij do të ketë transparencë dhe llogaridhënie.
‘’Unë Imri Ahmeti Betohem që do ti kryej detyrat dhe do ti ushtrojë kompetencat si kryetar i Komunës së Lipjanit me nder, besnikëri në mënyrë të pa anshme me ndërgjrgjje dhe pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushtet për një jetë të qetë për të gjithë qytetarët’’ .
COMMENTS