Bie me të madhe shitja e veturave me naftë në Gjermani

Bie me të madhe shitja e veturave me naftë në Gjermani

Arabia Saudite nis ndërtimin e qendrës më të madhe të argëtimit në botë

Shitja e automjeteve me naftë në Gjermani përjetoi një rënie prej 25% në muajin mars, në muajin e parë pasi Gjykata Federale ua lejoi qyteteve të drejtën për të ndaluar veturat me këtë lloj karburanti në rrugët e tyre.

Shitja e automjeteve me naftë në Gjermani ka rënë që nga fillimi i vitit, 17.6% në janar dhe 19.5% në shkurt, por mars ka treguar se motorët me naftë kanë filluar të vdesin ngadalë në tregun më të madh të automobilave me naftë në Evropë.

Prodhuesit gjermanë si Volkswagen dhe Daimler nuk kanë ndihmuar në nxitjen e motorëve të rinj me naftë për të ndaluar këtë “zhytje”, kështu që nafta tani ka vetëm 31.4% të pjesës së tregut, e cila dikur e dominonte atë, transmeton ksp.

Frika midis ngasësve për kufizimet e mundshme në përdorimin e makinave të tyre dhe dërgesat e shkurtra të automjeteve me gjeneratën e re të motorëve me naftë të standardeve Euro 6 do të pasqyrohet me siguri në shitje gjatë muajve të ardhshëm, prandaj parashikohet që pjesa e naftës të bjerë në vetëm 25%.

Rënia e shitjes së dizelit në Gjermani më së shumti ka goditur prodhuesit e huaj, para se gjithash, Volvo me rënie prej 25% dhe Renault me minus 24%, derisa në klasën Premium më së shumti ka pësuar Audi me rënie të shitjes së dizelit prej 13%.

Largimi masiv nga dizel nisi pas aferës së Volkswagenit në vitin, kur gjiganti gjerman pranoi se kishte mashtruar në testet për emetimin e gazrave të dëmshme në SHBA.

Skandali, i cili VW i kushtoi rreth 30 miliardë dollarë në gjithë botën u zgjerua në gjithë industrinë e automobilave dhe kjo shkaktoi investime të mëdha në teknologjinë e automjeteve elektrike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)