Një rast tragjik ka ndodhur në Prishtinë dje në mëngjes.
Policia raporton se dje rreth orës 07:50 kanë marrë informacion se një person i gjinisë mashkullore në rrethana të panjohura ka rënë nga një ndërtese banimi, përcjell lajmi.net.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia rastin po e trajton si vdekje e dyshimtë.
COMMENTS