Ndërkohë që protesta thuajse ka përfunduar tërësisht në zonën ku ishte vendosur sporteli i vjeljes së taksës për kalimin në Rrugën e Kombit, kanë dalë edhe bilancet e para të saj.
Kështu nga përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë, ka pasur edhe të lënduar e të plagosur nga të dy palët.
Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.
Protesta nisi e qetë, por eskaloi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa mjë pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari.
COMMENTS