Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Donald Trump ka folur në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin.
Shtëpia e Bardhë tha se gjatë telefonatës u fol për Sirinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Ukrainën.
Presidentët Trump dhe Putin folën jozyrtarisht disa herë javën e kaluar kur morën pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vietnam. Ata ranë dakord mbi një numër parimesh për të ardhmen e Sirisë.
Biseda e sotme vjen një ditë pas një takimi të Presidentit Putin me presidentin sirian Bashar Assad. Putin e priti Assadin në një vendpushim të Detit të Zi në prag të një samiti që zhvillohet këtë javë me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit.
COMMENTS