Shkëlzen Bislimi, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Lipjanit, ka thënë se pasi ka dhënë dorëheqeje nga partia, e kanë ofenduar.
Bislimi në Info10, ka thënë se fillimisht nuk e ka menduar që do të dalë nga partia, por këtë vendim e ka marrë pas komenteve që i ka parë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta10.
“Nuk e kam menduar se do të dalë nga VV-ja nëse më refuzohet kandidatura, por pasi i kam pa komentet kam dalë. Në komente, mesengjer të shkruajnë, ofendojnë për lëvizjen që e ke bërë – sepse ata mendojnë që duhet të mendosh si ata”, ka thënë ai.
COMMENTS