Këngëtarja Bleona Qereti ka lajmëruar kohë më parë se do të publikonte një autobiografik për jetën e saj.
Duket se këngëtarja e ka mbajtur fjalën pasi përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka shkruar se tashmë libri është gati për publikim.
“Dhe kur kthehesh në një diamant, do ta shohësh sepse jeta duhej të bënte presion… shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur, për kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje. Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!’, – ka shkruar Belona.
Megjithatë këngëtarja ende nuk ka bërë të ditur një datë fikse se kur do të publikohet libri i saj./Gazeta Express/
COMMENTS