Bleona vazhdon me publikimin e fotografive të realizuara ndër vite që vënë në pah atraktivitetin e saj (Foto)

Bleona vazhdon me publikimin e fotografive të realizuara ndër vite që vënë në pah atraktivitetin e saj (Foto)

Zhvishet e tëra dhe vallëzon nudo para kamerave

Bleona Qereti ka vazhduar me publikimin e fotografive që vënë në pah dukjen e saj në poza tejet joshëse.

Këngëtarja ka vendosur që gjatë muajit dhjetor të publikojë fotografitë e saja të realizuara ndër vite.

Deri më 1 janar, ajo do të sjellë nga tri imazhe për secilën dukje dhe do t’i publikojë në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ka kërkuar nga fansat e saj që t’i komentojnë fotografitë, të cilat u pëlqejnë më së shumti.

“Dhjetori është muaji që do të publikoj fotot e mia ndër vite. Tri foto për çdo dukje, çdo ditë deri në 1 janar 2018”.

“Komentoni cila dukje ju pëlqen më shumë”, kishte shkruar Bleona ditë më parë.

“Ju lutem të gjithë ‘moralistëve’ fals të kursejnë komentet ‘e çështjes së nderit’ dhe të kuptojnë njëherë e mirë që këto janë foto artistike ndër vite, dhe në momentin që janë bërë kanë qenë minimum 10 veta në set. Ju dua”, kishte theksuar më tej këngëtarja.

Fotografitë që i ka publikuar deri më tani e shfaqin Bleonën në poza tejet atraktive. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)