Bllokohet marrëveshja PDK-LDK në Kamenicë, ja kush po e pengon

“KM novine” kërkon vrasjen e Vuçiqit

Partia Demokratike ka bërë me dije se ka mbajtur një mbledhje dhe ku sipas tyre është biseduar për të arritur një marrëveshje me LDK-në për balotazh.

Por në këtë njoftim të PDK është thënë se raportet e këqija ndërmjet Begzad Sinanit dhe Shaip Surdullit nuk po lejojnë që të arrihet një marrëveshje.

“Kryesia e Degës duke përshëndetur dhe duke faleminderuar për angazhimet e deritashme gjitha strukturat drejtuese të Degës: OGD-në,RDK-në, organizmat tjerë funksionalë, adhuruesit e simpatizuesit e PDK-së kërkon, që për interesa të funksionalizimit të organeve e të organizmave institucionalë lokalë dhe për interesat politike e të funksionimit të Degës së LDK-së,në garën zgjedhore të balotazhit më 19.11.2019 të përkrahim në fushatën zgjedhore dhe me votën tonë kandidatin e LDK- së për kryetar komune z. Shaip Surdulli”.

PDK thotë se në debatet e Kryesisë së Degës pati vetëm një deklarim (n/kryetari, Begzad Sinani ,që për arsye personale thotë nuk e përkrah , por e mbështet vendimin e Kryesisë së Degës)

“ Nga Kryesia u mandatua kryetari i Degës, prof.dr.Emin Krasniqi ,që të përvijojë objektivat e një Marrëveshjeje për një Koalicion të pranueshëm politik për anëtarësinë dhe adhuruesit e PDK-së ,që do t’u sjellë fitoren kandidatit të Koalicionit për kryetar komune z.Shaip Surdulli dhe partnerëve të Koalicionit, më 19 nëntor 2017 ! Për përmbajtjen e Marrëveshjes organet drejtuese të Degës, simpatizantët e votuesit do të njoftohen në takimet e ardhme !Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së kërkojmë dhe urojmë që të dëshmojmë për të satën herë unitetin tonë në veprime që është interes edhe yni politik !Kryetari i Degës së PDK-së ,prof.dr. Emin Krasniqi”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

Por, ndaj këtij njoftimi të PDK ka reaguar LDK duke bërë më dije se deri më tash nuk ka marrëveshje me PDK dhe siç thuhet në reagimin e tyre të gjitha lajmet për këtë çështje janë spekulime.

Sipas njoftimit, fajtor për bllokim po del të jetë Begzad Sinani i PDK-së.

“Të dashur qytetarë të Kamenicës, ju njoftojm se lajmi që po qarkullon në disa portale lidhur një vendim nga ana e Partis Demokratike të Kosovës dega në Kamenicë për përkrahje të Lidhjes Demokratike e Kosovës, përkatësisht kandidatin tonë për kryetar komune Prof. Shaip Surdulli mbeten vetëm spekulime deri sa ne nuk kemi pranuar asnjë qëndrim zyrtar.

Deri më tani Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrëveshje me asnjë subjekt politik, ndërsa jemi në komunikim për një partneritet të mundshëm me Aleancën për Adhmërinë e Kosovës duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që kemi pasur në të kaluarën”.

LDK thotë se janë të përkushtuar të vazhdojnë komunikimin me gjithë qytetarët e komunës duke shpalosur ofertën cila bazohet në një qeverisje të drejt, transparente, demokratike.

“Çdo përkrahje është mirëpritur nga secili subjekt politik dhe gjithë qytetarët pa dallim përveç klikes së Begzad Sinanit e cila ka keq qeveris gjatë këtij mandati dhe të njëjtit po e udhëheqin fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje për të mbetur tutje në pushtet, e këtë nuk do ta lejoin qytetarët e komunës sonë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)