Bllokohet rruga në Lipjan (Foto)

Bllokohet rruga në Lipjan (Foto)

Zafir Berisha: Mali Zi nuk është vend mik, shtrihet në tokat shqiptare

Kjo pamje me trafik të stërngarkuar, ku veturat sa nuk i kanë hipur sipër njëra tjetrës, nuk vjen nga ndonjë qytet me banorë disa milionesh, njofton Ulpianapress.

Këto pamje i sheh prej të hënës deri të premten, cdo ditë prej orës 16:00, përpara Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, kur mbaron turni i mësimit pasdite.

Ani pse rruga është njëkahëshe dhe do të ishte e lehtësuar për qarkullim, duke parkuar veturat në trotuaret majtas e djathtas, prindër që presin fëmijët e tyre të dalin nga shkolla, ngulfatin rrugën, duke e bërë të pakalueshme ate edhe për këmbësorë, e lëre më për qarkullim veturash.

Rruga është zhbllokur vetëm falë intervenimit të shpejtë të Policisë së Lipjanit të cilët për fat të mirë të qytetarëve kësaj radhe qëlluan në vend të ngjarjes./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)