BMW M760Li Individual shumë special me ngjyrën e kaltër Long Beach (FOTO)

BMW M760Li Individual shumë special me ngjyrën e kaltër Long Beach (FOTO)

Pamje mahnitëse të incizuara me iPhone Xs, vërtetojnë që ka cilësinë më të lartë se çdo telefon tjetër

Abu Dhabi Motors është bërë ikonë për veturat më të veçanta BMW.

E projektuar për klient ekskluziv, Abu Dhabi motors ka prezantuar BMW M760Li me ngjyrën speciale e kaltër Long Beach, transmeton Express. Po ashtu, kjo BMW posedon pakon e trupit të quajtur “3D design body kit” e cila kombinon pjesën e përparme nga modeli Alpina, pasqyra me fibra karboni dhe rrota të zeza 21-inc.

Lëkura me ngjyrë të kuqe dominon brendësinë e kësaj veture si dhe ofron një rehati të jashtëzakonshme.

Sa i përket motorit, ai mbetet i pa ndryshuar me modelin e zakonshëm që është 6.6-litër twin-turbo V12 i cili prodhon 600 PS dhe 800 Nm torkë. Kjo fuqi tek katër rrotat aktive xDrive kalon përmes transmisionit automatik me tetë shpejtësi.

Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.9 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)