Bojkot, Embargo totale apo taksë 10%, çka do të ishte më produktive për Kosovën

Bojkot, Embargo totale apo taksë 10%, çka do të ishte më produktive për Kosovën

PROFILIZIMI I MËSIMDHËNËSVE DOMOSDOSHMËRI E KOHËS – VËSHTRIM PEDAGOGJIK

Shkruan: Selatin Retkoceri

Bojkoti i produkteve serbe nga populli
Për shumë vite aktivistët dhe udhëheqëja e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar aplikimin e masës së bojkotit popullor të produkteve dhe mallrave me origjinë nga Serbia. Janë aplikuar e organizuar edhe forma të ndryshme të pengimit të hyrjes në kufi të mauneve me produkte dhe mallra me origjinë serbe, ka pasur edhe rrokullisje të mauneve, pamfleta e vetdijësim me shkrim e parulla, pankarta e deklarata publike, këshilla të drejtëpërdrejta për konsumatorët të cilët janë furnizuar në markete duke i udhëzuar ata që mos të blejnë mallra e produkte me origjinë serbe, iu është tërhequr vërejtja tregtarëve që furnizohen nga Serbia duke i udhëzuar ata që të furnizohen nga shtetet e BE-së e shtetet e regjionit, janë aplikuar edhe forma tjera vetdijësuese për qytetarët dhe tregtarët e vendit. Efektet e bojkotimit kanë dhënë rezultate modeste, nuk mund të themi se janë arritur objektivat por as nuk ka ndodhur vetëdijësimi i popullit deri në ate masë sa të konsiderojmë se ka pasur sukses thirrja për bojkot të produkteve serbe. Format e bojkotit të produkteve serbe kanë një origjinë ma shumë se 10 vjeqare në Lëvizjen Vetëvendosje, e të cilat forma tani kanë filluar të kërkohen nga krerët e institucioneve vendore siq ishte rasti me zëvendëskryeministrin z.Enver Hoxhaj i cili kërkoi bojkot total të produkteve dhe mallrave me prejardhje serbe e boshnjake.
Embargo totale para aplikimit të çfardo takse
Masa doganore më e rëndë që një shtet mund ta aplikoj kundër një shteti tjetër është Embargo për një mall të caktuar, për një kategori mallrash apo për të gjitha mallrat që prodhohen në vendin që aplikohet embargo. Aplikimi i një mase të tillë zakonisht ndodh kur shtetet janë në konflikt apo luftë. Duke marrë parasyshë gjendjen në të cilën ndodhet Kosova në raport me Serbinë, ku kemi mosrespektim të akteve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve nga ana e Serbisë, Kosovës dhe qeverisë nuk i mbetet rrugë tjetër përveq se të aplikoj masa ndëshkimore të lejuara ndërkombëtarisht. Embargo si formë ndëshkimi për një shtet është masa ma e mirë doganore që shteti ynë do të duhej ta aplikonte kundër Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Duke marrë parasysh vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e taksës 10%, me të cilin vendim shkilen marrëveshjet ndërkombëtare, mendimi dhe propozimi ynë do të ishte që qeveria jonë meqë veq ka shkelur marrëveshjen, me aplikimin e një takse kaq të vogël 10%, do të ishte mirë që taksa të jetë së paku 30% e ma e lartë ose pse jo të shkohet edhe në embargo totale.
Taksa 10% për mallrat dhe produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina është e vogël
Aplikimi i takses doganore prej 10% për produktet serbe është masë e vogël dhe lehtë e përballueshme nga shteti dhe ekonomia e shtetit serb. Nëse veq ka vendosur Qeveria të marr një vendim për aplikim të taksës në import ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës atëherë do të duhej të bllokohej komplet importi ose taksa të jetë ma e lartë pse jo 30% e ma shumë. Kosova është nënshkruese e marrëveshjes me CEFTA-n në vitin 2006, kjo marrëveshje obligon qeveritë e vendeve nënshkruese që ta zbatojnë ate pikë për pikë. Nëse palët e shkelin marrëveshjen parashihen sankcionet dhe masat ndëshkimore për shkelësit e marrëveshjes. Në rastin konkret del se Qeveria e Kosovës e cila është edhe nënshkruese e kësaj marrëveshjeje e ka shkelur nenin 5 ku flitet për tarifat doganore mbi importet dhe pezullimi. Ky nen decidivisht thotë: Asnjë tarifë e re doganore mbi importet, detyrimet me efekt të njejtë dhe asnjë tarifë importi e një natyre fiskale nuk do të vendosen, as ato që zbatohen nuk do të rriten në tregtinë ndërmjet palëve që nga dita e parë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka aprovuar vendimin për vendosjen e taksës doganore për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Taksa që do të aplikohet është 10% për të gjitha mallrat tregtare dhe prodhimet me origjinë serbe. Qeveria e Kosovës në këte rast e ka shkelur marrëveshjen për tregti të lirë të nënshkruar në vitin 2006 me CEFTA-n, me këte akt Qeveria ka marrë përgjegjësinë dhe pasojat e shkeljes së marrëveshjes ndërkombëtare. Në raste të tilla kur me vetëdije shkelet një marrëveshje është mirë që masat të jenë ma të rënda, meqë veq kemi shkelje të paramenduar pse caktohet një taksë kaq e ulët vetëm 10%. Meqë shkelja e marrëveshjes është evidente dhe kjo tregohet me nenin 5 të marëveshjes, tani është krejt njësoj se a caktojmë taksë 1, 2, apo 3% apo 10 e 20% krejt njësoj është shkelje dhe kështu do të duhej bile ta shkelim mirë dhe ti shkaktojmë dëme ekonomisë serbe. Përndryshe me taksën prej 10% vetëm sa e kemi trazuar politikën serbe e i kemi obliguar që ta rrisin subvencionin për prodhuesit. Qeveria po të ishte ma e kujdesëshme dhe të bënte analizë të masës që do të ndërmerrte ajo në këte rast do të shkonte me një normë bukur ma të lartë tatimore duke vënë taksë mbi produktet dhe mallrat serbe në përqindje prej 30% deri 50% ose do të aplikonte embargo totale për këto dy shtete. Taksa 30% eventualisht embargo totale do ta ndëshkonte shtetin serb, biznesin dhe ekonominë serbe të cilët eksportojnë brenda vitit në Kosovë diku afër 450 milion € mallra, shërbime dhe produkte me origjinë serbe. Edhe Bosnja e Hercegovina eksportojnë në trgun e Kosovës afër 80 milion € mallra e prodhime të vetat. Të dy këto shtete eksportojnë mbi 500 milion € produkte e mallra të prodhuara në fabrikat e tyre. Këta nga kjo sigurojnë mirëqenje ekonomike për shumë familje por sigurojnë edhe taksa e tatim për shtetet që kanë armiqësi me shtetin tonë e i cili derdh shumë para në buxhetin e shteteve që nuk e njohin Kosovën. Shteti i Kosovës nuk arrin të eksportoj në këto dy shtete as 10% e vlerës së importit që realizon me këto dy shtete. Raporti import/eksport është shumë i disfavorshëm për Kosovën 9 me 1.
Bashkimi Evropian pritet të reagoj për këte takes dhe vendim të qeverisë, do të ketë presion të madh mbi Qeverinë për ta anuluar vendimin. Friga jonë është se Qeveria do ti nënshtrohet presionit ndërkombëtar. Qeveria e Kosovës pritet me lëshu pe, do ta tërheq vendimin për taksen prej 10%. Në këte rast përgjegjëja më e mirë do të ishte reagimi i popullit dhe tregtarëve të vendit duke vepruar me bllokadë, bojkot dhe embargo totale për mallrat serbe. Populli dhe bizneset nuk iu nënshtrohen dhe nuk obligohen për kurrëfarë marrëveshje ndërkombëtare që e nënshkruan Qeveria e tyre, andaj do të ishte shërbimi ma i mirë që do të mund ti bëhej vendit duke bllokuar e bojkotuar të gjitha mallrat dhe produktet me origjinë nga shtetet si Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Sipas ekspertëve të tregtisë dhe ekonomisë të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja janë shumë lehtë të zëvendsueshme. Tregtarët Kosovar janë në gjendje që shumë shpejt ta ndryshojnë furnizuesin e tyre edhe pse me një kosto pak ma të lartë të transportit por efektet në ndryshimin e kostos së jetesës apo shportës së konsumatorit do të jenë të papërfillëshme në krahasim me efektet tjera që do të arriheshin në dëm të ekonomisë dhe politikës serbe.
Qeveria në vend të tërheqjes së vendimit, do të duhej ta rris taksën në së paku 30% dhe kështu do të siguronte që do të dëmtohej prodhuesi serb por edhe Qeveria serbe e cila nuk do të ishte në gjendje të subvencionoj prodhuesit e vet për të qenë në gjendje të konkurrojnë me produktet e tyre në Kosovë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)