Boksieri Rrustemi, gati për ndeshjen kundër Ramirezit më 8 dhjetor

Boksieri Rrustemi, gati për ndeshjen kundër Ramirezit më 8 dhjetor

Dëshironi të fitoni sot në bastore, atëherë luajini këto lojë

Kampioni i peshave të rënda në në boksin profesionist ( WBF ), Erzen Rrustemi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër prej gati tri dekadash, më 8 dhjetor 2018, do të ngjitet në ring, për ta mbrojtur titullin për herë të tretë dhe atë, kundër ish kampionit të dyfishtë të botës në WBO si dhe ish kampion bote në IBF, Emiliano Ramirezit, I cili vjen nga kontinenti latino – amerikan.
Këtë lajm e bëri publik gjatë ditës së sotme, klubi i mirënjohur I boksit nga Gjermania, “Team Sauerland”, i cili shquhet për organizime të mëdha dhe atraktive të boksit.

Sfiduesi i radhës i kampionit tonë, Erzen Rrustemit, Ramirez, i cili në Argjentinë konsiderohet si boksier legjendar i këtij vendi dhe mban nofkën “Tayson”, e pat humbur titullin në duel më boskierin e njohur të rangut botëror, Marko Huk dhe atë, siç është thënë’ padrejtësisht, përmes pikëve.

Për boksierin tonë Erzen Rrustemin, dueli me Ramirezin, do të jetë përballja më e vështirë e tij deri tash në boksin profesionist ku nga 13 duelet i ka shënuar 13 fitore, nga të cilat, njëmbëdhjetë me nokaut.

Ramirez, ka një karrierë më të gjatë në boks dhe, nga 27 duelet e deritashme, i ka shënuar 24 fitore prej të cilave, 22 me nokaut.

Ky duel, kësaj radhe nga organizatori është paraparë të organizohet në Zagreb të Kroacisë dhe po cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të këtij vendi.

Pritet që Rrustemi do ta ketë dhe mbështetjen e një numri të madh të shqiptarëve, të cilët prej kohësh jetojnë dhe punojnë në Kroaci e Slloveni .

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)