Në ndeshjen e fundit të javës së 31-të në Serie A e cila u zhvillua të dielën në “San Siro” në mes të AC Milan dhe Sassuolos e cila përfundoi me barazim 1-1, pati një moment që pastaj u kap edhe nga kamerat.
Kur kanë mbetur edhe 7 xhiro deri në fund të kampionatit italian, Milan po mundohet me të gjitha forcat që të futet në zonën e Ligës së Kampionëve, dhe pikët janë shumë të rëndësishme.Por, mungesat që ekipi kuqezi pritet t’i ketë në mbrojtje javën tjetër kundër Napolit, do t’ia vështirësojnë edhe më shumë punët trajnerit Gennaro Gattuso.Së pari në ndeshjen kundër Sassuolos, Milan qysh në minutën e 6-të, ngeli pa qendërmbrojtësin Alessio Romagnoli, i cili i lëndua dhe do të mungojë kundër Napolit. E më pas, u ndëshkua me kartonin e pestë të kuq edhe kapiteni dhe qendërmbrojtësi tjetër i kuqezinjve, Leonardo Bonucci.Në momentin e ndëshkimit në minutën e 81-të me karton të verdhë, kapiteni Bonucci i ishte drejtuar me disa fjalë gjyqtarit të ndeshjes Luca Pairetto, që fillimisht nuk u kuptuan se çfarë ishin, por dallohej një nervozë tek Boucci, pasi ishte kartoni i pestë i verdhë për të, çka do të thotë se edhe ai do të mungojë kundër napolitanëve.Mirëpo, nga regjistrimet e kamerave, media italiane deshifroi fjalët e Leonardo Bonuccit kundrejt gjyqtarit Pairetto, i cili e kishte sharë atë me fjalët: “Mezi prite o bir k….”, duke aluduar ne ndëshkimin e tij me karton.Kështu, të dielën që vjen, trajnerit Gattuso, do t’i duhet të përzgjedh një mbrojtje të paprovuar deri më tani, në qoftë se edhe mbrojtësi tjetër, Davide Calabria, nuk do të arrijë të rikuperohet për atë ndeshje.Në këtë rast, kur tek Napoli, Elseid Hysaj me fazën e mbrojtjes pritet të jetë komplet, te Milan në mungesën e tre mbrojtësve titullar, përgjithësia pritet të bie mbi Ignazio Abate, Mateo Musacchio dhe Cristian Zapata, që do të duhet t’i dëshmojnë trajnerit se ende vlejnë. /Insporti.com
COMMENTS