Manchester Unitedi do të vazhdojë mbështetjen e Jose Mourinhos pavarësisht humbjes turpëruese në Old Traford nga Tottenhami mbrëmë me rezultat 0-3. Bordi është inkurajuar nga pjesa e parë e lojës në veçanti, por e dyta ishte katastrofale, shkruan The Guardian.
Unitedi me humbjen e mbrëmshme tashmë i ka dy humbje radhazi. Sidoqoftë, ekipi i Mourinhos e bëri një paraqitje të mirë në pjesën e parë, me taktikën 3-3-3-1, me Ander Herreran që luajti në anën e djathtë si qendër-mbrojtës.Megjithëse pjesa e parë mbaroi 0-0, Unitedi kishte krijuar një varg rastesh, me Lukakun që e kishte humbur një të qartë para golit.Luke Shaw kishte qenë mbrëmë një ndër më të mirët, dhe ishte përgëzuar edhe nga Mourinho.“Nuk më intereson për lojën që bëra unë. Më intereson më shumë për rezultatin e ekipit,” i tha Shaw MUTV-së.
COMMENTS