Bota drejt Luftës së Tretë!

Bota drejt Luftës së Tretë!

Çfarë e pret Lipjanin nga zgjedhjet qendrore dhe lokale?

Shkruan: Avni Jashari

 

Pasi kemi hyrë me ankth dhe shqetësim në vitin 2024, pyesim veten se si është e mundur të dalim të padëmtuar nga shumëfishimi i krizave dhe luftërave në botë?!

Sipas Grupit të Krizave numri i konflikteve të vazhdueshme ka arritur pragun shqetësues prej 55 sosh, nga të cilat të paktën dhjetë tashmë mund të përkufizohen si luftë ose konflikte të armatosura.
Për të përkeqësuar këtë gjendje, vlerësohet se 90% e viktimave janë civilë të pafajshëm.
Me pak fjalë, ne jemi vërtet në mes të asaj që Papa Fracesku kohë më parë e përcaktoi si një Luftë të Tretë Botërore të copëtuar.

Ajo që është më mbresëlënëse është se përpjekjet diplomatike, kur ka të tilla, me të vërtetë dështojnë në zgjidhjen e përplasjeve të vazhdueshme. Vetëm si rezultat i përpjekjeve të mëdha janë arritur rezultate të vogla, megjithëse të rëndësishme, në fushën e ndërhyrjeve humanitare, si shkëmbimi i kufizuar i të burgosurve, shpërndarja e përkohshme e ushqimit dhe ilaçeve ose, si në rastin ruso-ukrainas, kalimi përmes Detit të Zi i anijeve për të sjellë grurë në vendet më të varfra.

Por politika nuk mund të shkojë më tej. Fatkqësisht, shumë liderë kombëtarë preferojnë të përdorin armët për të mbizotëruar interesat e tyre.

Evolucioni i konflikteve që nga Lufta e Dytë Botërore

Jo se në të kaluarën, pas Luftës së Dytë Botërore, konfliktet nuk lindën në shumë pjesë të botës (mendoni vetëm për Vietnamin ose Korenë), por në një mënyrë ose tjetërn ishte e mundur të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje pasuese. Ishte atëherë një periudhë, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, gjatë së cilës numri i luftërave ra ndjeshëm.
Kjo pauzë fatlume, megjithatë, zgjati vetëm rreth dhjetë vjet, deri në vitin 2001, me sulmin terrorist në dy kullat dhe reagimet pasuese, disproporcionale të Uashingtonit me luftën në Afganistan dhe atë pasuese, kundër Irakut.

Më pas pasoi, në vitin 2011, e ashtuquajtura Pranvera Arabe, e cila shkaktoi revolucione civile në Libi, Egjipt, Siri dhe Jemen. Që atëherë ka pasur një shumëfishim të krizave, kryesisht të nxitura nga ajo që kishte parashikuar shkencëtari i madh politik amerikan Samuel Huntington: “përplasja e qytetërimeve”. Kjo shpjegon stinët e gjata të terrorizmit të Lindjes së Mesme, nga Al Kaeda te ISIS, të gjitha të drejtuara kundër Perëndimit. Sot, ky skenar konfrontimi kulturor/fetar po riprodhohet me dhunë të paprecedentë midis Izraelit dhe Hamasit dhe rrezikon të përhapet në të gjithë rajonin, me gjysmën e botës që nuk mund të gjejë një rrugëdalje nga kjo tragjedi.

Ka disa arsye pas kësaj paaftësie për të ushtruar një përpjekje të madhe dhe kolektive për t’i dhënë fund konflikteve që variojnë nga Ukraina në Lindjen e Mesme, nga Sudani në Etiopi, nga Azerbajxhani në Armeni, për të përmendur ato që mbulohen më shumë nga masmedia.
Arsyeja e parë thelbësore është se organi përgjegjës për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve ka dështuar në mënyrë spektakolare, OKB.
Kombet e Bashkuara, të lindura në San Francisko në vitin 1945, nuk kanë qenë kurrë në gjendje të imponojnë vendimet e nevojshme. As në kohën e ballafaqimit ideologjik/politik mes SHBA-së dhe BRSS nuk mundën të hynin në lojërat e dy superfuqive. Vetëm nga marrëveshja bipolare midis Uashingtonit dhe Moskës mund të lindnin marrëveshje paqeje.

Nga unipolariteti amerikan në një sistem botëror shumëpolar

Me zhdukjen e BRSS, ishte radha e Amerikës që të vendosej si polici i botës: kjo është periudha e fundit e të ashtuquajturit unipolarizëm.

Unipolariteti i cili përfundoi duke dobësuar Uashingtonin, siç u konfirmua në mënyrë sensacionale nga dalja katastrofike e talebanëve nga Afganistani. Një gjendje faktike e cila është gjithashtu në origjinën e vendimit të Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën në mënyrë që të përsërisë se Rusia ka ende rëndësi dhe se ndikimi i saj shtrihet përtej kufijve kombëtarë. Vetëm se sot nuk është e mundur të rivendoset ekuilibri i vjetër mes Amerikës dhe Rusisë.
‘Pula’ e konflikteve të sotme është në fakt e mbushur me shumë ‘gjela’ të tjerë, duke filluar nga Kina e madhe dhe e fuqishme, e cila ka zëvendësuar efektivisht BRSS-në e vjetër në konkurrencën me Uashingtonin. Por krahas Pekinit, lindën shumë aktorë të tjerë që shkencëtarët politikë të sotëm i kanë vendosur në të ashtuquajturin Jug Global: nga India në zhvillim në Brazil, nga Irani në Arabinë Saudite, nga Turqia në Afrikën e Jugut. Kjo e fundit madje e solli Izraelin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare me akuzën e gjenocidit. Edhe nëse vendimi i Gjykatës ruan të gjitha paqartësitë e kësaj lufte me kërkesën drejtuar Izraelit për të shmangur aktet e gjenocidit, ajo nuk kërkon që ai të ndërpresë veprimet ushtarake.

Duke qenë se të gjitha krizat dhe konfliktet, edhe ato më të largëtat dhe ato të vogla, kanë implikime ndërkombëtare, është mjaft e kuptueshme që divergjenca e interesave të aktorëve në terren e bën pothuajse të pamundur gjetjen e çelësit për zgjidhjet e mundshme të negociuara.

Shkurtimisht, kjo botë tani shumëpolare dhe pothuajse tërësisht e rreshtuar kundër Perëndimit të vjetër nuk garanton asgjë, por, përkundrazi, nuk bën gjë tjetër veçse shumëfishon mundësitë për konflikte të reja. E vetmja pikë shprese për të shmangur shpërthimin e një konflikti (lufte) të tretë është se interesi i fuqive të mëdha – SHBA, Kinë dhe ndoshta Rusia – nuk është që situatat e tensionit të tërhiqen në një përplasje të drejtpërdrejtë mes tyre. Megjithatë, rreziku është ai i humbjes së kontrollit të situatës dhe arritja e pragut të një aksidenti të mundshëm që përfundon me pasoja fatale.

Prandaj është më e nevojshme se kurrë që të kthehemi për të rivendosur një sistem shumëpalësh të ndryshëm të bazuar në mekanizma efektivë dhe demokratikë të menaxhimit të krizave, duke hequr atë të drejtën antihistorike të vetos që bllokon çdo vendim të OKB-së, duke e bërë atë një kuti bosh që nga fillimi i historikut të saj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)