BRUKSELI GODET SERBINË QË PO UA HEQ VIZAT SHTETEVE QË S’E NJOHIN KOSOVËN

BRUKSELI GODET SERBINË QË PO UA HEQ VIZAT SHTETEVE QË S’E NJOHIN KOSOVËN

Qeveria e Kosovës nuk zmbrapset, gjatë javës vendosen tri masa të reja ndaj Serbisë

Bashkimi Europian i ka bërë vërejtje Serbisë që ua ka hequr vizat disa shteteve të botës së tretë duke u larguar nga politikat e përbashkëta të BE’së për vizat. Këto kritikat të Brukselit janë përfshirë në dokumentin që pritet të miratohet nga shefat e BE’së në fund të qershorit.

Autoritetet në Serbi gjatë muajit ë fundit po marrin kritika të rrepta nga Bashkimi Europian për shkak se brenda një viti ua kanë hequr vizat qytetarëve nga shumë vende të botës së tretë.

Problem për BE-në, siç përcjell gazeta e Beogradit “blic”, është se Serbia kështu po i qeras vendet që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së saj. Kështu po vështirësohet lufta e BE-së kundër migrimit ilegal .

Gjatë një viti Serbia ua ka hequr vizat Indisë, Iranit, Bahameve, Barbadosit, Xhamajkës, Mauriciusit, Meksikës, Sent Vinsentit, Grenadeve, Paraguajt dhe Kolumbisë. Po ashtu regjimin pa viza e kanë edhe Suriname, Guinea Bisao dhe Burundi.

Nga të gjitha këto vende, vetë Kolumbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Për politikën serbe ndaj liberalizimit të vizave i së pari ka folur Sllovenia e cila si problematike ka paraqitur sidomos heqjen e vizave për Iranin e për disa vende afrikane.

Pastaj erdhën kritikat edhe nga Këshilli i Europës i cili kërkoi që Serbia të zbatojë politikën e BE-së rreth liberalizmit të vizave.

Gazeta e Kroacisë “Jutarnji list”, duke përmendur fjalët e një zyrtar të paidentifikuar të BE-së, thotë se për akët arsye Serbisë mund t’i hiqet regjimi pa viza i Bashkimit Europian.

“Këshilli i bën thirrje Serbisë që të përmbahet nga tërheqja prej politikave të përbashkëta rreth vizave, ku praktikat e fundit, sic janë përfundimi I marrëveshjeve për liberalizim të vizave disa vende të treat, përbëjnë shqetësim” thuhet në dokumentin e BE’së që pritet të miratohet nga shtetet anëtare në fund të qershorit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)