Sonte në Brus u pa një pamje e veçantë një lokalitet i vogël, por me pjesëmarrje të jashtëzakonshme në takimin e mbajtur me kandidatin për kryetar të komunës, Imri Ahmeti.
Figura e kryetarit Ahmeti po del çdo ditë e më shumë si simbol i zhvillimit dhe stabilitetit të komunës.Nën udhëheqjen e tij janë realizuar qindra projekte që kanë ndryshuar fytyrën e Lipjanit, dhe kjo është arsyeja pse edhe banorët e Brusit i qëndrojnë pranë me besnikëri të pashoq.
Fshati Brus, i njohur për harmoninë dhe unitetin e tij, e dëshmoi sonte edhe njëherë përkushtimin e fortë ndaj Ahmetit dhe kandidates së tij për asamble, Sanije Gashi-Mehmeti, një bijë e këtij lokaliteti që përfaqëson me krenari vlerat dhe punën e palodhur për komunitetin.
Besnikëria e Brusit është shembull për gjithë komunën, një lidhje e fortë mes udhëheqjes së ndershme të kryetarit Ahmeti dhe qytetarëve që e mbështesin pa hezitim.
COMMENTS