Buffon: Do të më pëlqente të luaja me CR7, por jam te PSG t’i ndihmoj Neymarit ta fitojë Topin e Artë

Buffon: Do të më pëlqente të luaja me CR7, por jam te PSG t’i ndihmoj Neymarit ta fitojë Topin e Artë

Ndeshje interesante në Superligë, të shtunën vëmendja te Ulpiana vs Gjilani

Gianluigi Buffon ka pranuar se do të dëshironte të luante në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronaldon, porse është në Paris Saint-Germain për t’i ndihmuar Neymarit që ta fitojë Topin e Artë.

Portieri italian u largua nga Juventusi për t’u transferuar në Ligue 1, në të njëjtën skuadër ku luajnë sulmuesi brazilian dhe Kylian Mbappe.

Nga ana tjetër, disa javë pas largimit të tij, te Zonja e Vjetër u transferua superylli portugez me një shumë rekorde për tregun italian.

“Gjithmonë kam dashur të luaj me lojtarët më të mirë. Mendoj se gjithmonë kam luajtur me futbollistët më të mirë, megjithëse është e kuptueshme se nuk mund të luash me të gjithë, përndryshe duhet t’i ndërrosh klubet secilin vit”.

“Natyrisht se do të më kishte pëlqyer të luaja me Cristiano Ronaldon, por më duhet të them se një prej arsyeve pse vendosa të luaj ishte ftesa që më bëri Paris Saint-Germaini, ku luajnë Neymar dhe Mbappe”.

G“Ata së bashku me Messin, janë më të mirët në botë, po ashtu edhe Griezmanni. PSG ka objektiva të larta, ndërsa Neymar dhe Mbappe, më duhet të them, janë dy arsye të fuqishme prapa vendimit (për t’iu bashkuar PSG-së)”.

“Jam këtu në Paris për t’i ndihmuar Neymarit që ta fitojë Topin e Artë. Ai i posedon të gjitha cilësitë që ta fitojë së paku dy herë. Atij i nevojitet vetëm ta bindë veten”, ka deklaruar Buffon për Esporte Interativo. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)