Jusuf Buxhovi, një prej themeluesve të LDK’së thotë se kjo parti do të duhej më ndryshe se që është tani.
Sipas Buxhovit LDK po vazhdon të mos e marrë vetën që nga viti 2006 kur ndodhi edhe ‘kuvendi i karrigeve’.
“LDK është në rënie e sipër”, tha Buxhovi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
“Prej Kuvendit të famshëm më 2006 e këtej nuk ka mund me e marrë vetën”, theksoi ai.
Thotë se LDK nuk po shërben vetëm si “patericë e partive të tjera” për të ardhur në pushtet.
Buxhovi gjithashtu nuk beson se LDK është e aftë të rrëzojë Qeverinë e Kosovës, megjithëse partia e Isa Mustafës nuk e ka përjashtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.
‘Garniturat udhëheqëse që kanë ardhur pas Rugovës nuk kanë qenë në gjendje të ndjekin atë rrugë”, tha Buxhovi.
“LDK nuk është më alternativë”, theksoi ai.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/buxhovi-ldk-ne-renie-e-siper-paterice-e-partive-tjera-523949/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
COMMENTS