jëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka folur për planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.
Buxhovi, historian e shkrimtar, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nëse Thaçi e çon përpara planin e tij, Kosova do të ndahet.
Ai ka vlerësuar se plani i presidentit të vendit për kufijtë është antikushtetues.
Buxhovi ka thënë se nuk është e vërtetë që ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka pasur ide për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, Thaçi po thirret në Rugovën, për t’i dhënë legjitimitet planit të tij.
Buxhovi i ka quajtur “manipulative” e “dashakeqëse” përpjekjet për t’ia atribuuar Rugovës idenë për shkëmbim territoresh.
Sipas Buxhovit, idetë për ndarjen e Kosovës kanë origjinë nga Serbia, dhe qarkullojnë që nga viti 1990. Ai ka kujtuar se janë “dy-tri iniciativa të asaj kohe”.
Bashkëthemeluesi i LDK-së ka thënë se Rugova është deklaruar shprehimisht se është kundër një ndarjeje të vendit në prillin e vitit 1990, në Uashington, në zyrën e senatorit Bob Dole.
COMMENTS