Në kryesimin e nënkryetarit Fauz Xhemajli Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit për muajt e fundit.
Në këtë mbledhje në mesin e shumë diskutimeve, si temë ishte dhe koronairusi dhe mbrojtja nga ky virus, percjell Ulpianapress.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nazim Gashi ka folur në pika të shkurtëra, ku ka thënë se Komuna e Lipjanit ka filluar informimin e opinionit publik për udhëzimet se si të mbohemi nga ky virus, si dhe shumë shpejt pritet që në Komunën e Lipjanit do të bëhet dezifektimi, dezisektimi, deratizimi i të gjitha objekteve parashkollore dhe shkollore dhe të gjitha instutucioneve publike si masë preventive ndaj virusit.
Anëtari i KBI-së në Lipjan, Xhevdet Bytyqi ka kërkuar nga Komuna e Lipjanit që edhe objektet fetare të dizenfektohen, duke e ditur që xhamitë frekuentohen shumë, dhe një shumicë është edhe të vjetrit të cilët janë më të rrëzikuarit nga koronavirusi./Upianapress/.
COMMENTS