Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka komentuar zgjedhjet e sotme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur “cirk pa pagesë”.
Ai në rrjetin social ka shkruar se “diktaturat kanë shumë folklor e cirk, kjo e Klanit M është shumë origjinale. Baba ua ka dhënë të drejtën për dorëheqje, të bëjnë vullnetarisht “vetëvrasje politike”, sepse Baba i Klanit M është kreator. Baba i Klanit M është arritje sublime e masave”.
Ja postimi i plotë i Bujar Cakollit në rrjetin social:
“Bora ka dëshmuar për gjurmët e lëvizjes së lepurit dhe ujkut, të skiles dhe ariut, por sot do të dëshmoj edhe për votuesit simbolik që në mënyrë “demokratike”, “masivisht” do të zgjedhin “babën” e Klanit M.
Diktaturat kanë shumë folklor e cirk, kjo e Klanit M është shumë origjinale. Baba ua ka dhënë të drejtën për dorëheqje, të bëjnë vullnetarisht “vetëvrasje politike”, sepse Baba i Klanit M është kreator. Baba i Klanit M është arritje sublime e masave.
Ata po bëhen sikur po votojnë, disa sikur po i ruajnë kutitë, ata tjerët sikur i numrojnë dhe kulmi i cirkut, 105% të votave shkojnë për babën e Klanit M. Edhe kjo është e lejueshme në demokraci. Gara dhe loja bëhet nga një njeri, për një njeri. Kqyrni cirk pa pagesë, së paku për sot.”
COMMENTS