Çdo ditë punon kundër Kosovës, por Vuçiq thotë se nuk është armik i saj

Çdo ditë punon kundër Kosovës, por Vuçiq thotë se nuk është armik i saj

PËRLESHJE NË SERBI – POLICIA IA NDALON TUBIMIN SHESHELIT

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, lidhur me deklarata se ‘Vuçiq është armiku më i madh i pavarësisë së Kosovës.

Ai në një intervistë për First Tv ka thënë sot se nuk është armik i shqiptarëve, edhe përkundër faktit se çdo ditë ai dhe politika e tij veprojnë kundër Republikës së Kosovës.

“Për shqiptarët dua të them se unë nuk jam armik i tyre. Në të kundërtën unë jam armik më këdo që dëshiron të përndjek dhe vras popullin serb”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Vuçiq në këtë intervistë ka folur edhe për rastin e njohur si ‘Panda’, ku kishin mbetur të vdekur disa persona në Pejë në dhjetorin e vitit 1998./Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)