Çfarë e pret Lipjanin nga zgjedhjet qendrore dhe lokale?

Çfarë e pret Lipjanin nga zgjedhjet qendrore dhe lokale?

Bojkot, Embargo totale apo taksë 10%, çka do të ishte më produktive për Kosovën

Shkruan: Arian Hasani

Nëse zgjedhjet qendrore mbahen para zgjedhjeve lokale, Lipjani do ketë dy mundësi:
Tri partitë politike PDK, LDK dhe LVV do jenë me numër pothuajse të njejtë të votave.
Sqarim: PDK, potencialisht do jetë në koalicion parazgjedhor me NISMA në nivel qendror dhe do ketë një rritje të votave në Lipjan deri në 8000 deri 9000 vota.
Ndarja e Vjosa Osmanit nga LDK, patjetër do të reflektojë në rënien e votave edhe në LDK-në e Lipjanit, me rënie me 1500 deri 2000, dhe rezultati më i lartë që mund të ketë kjo parti është maksimumi 9000 vota.
LVV në Lipjan zgjedhjet e kaluara nacionale kishe afro 6 mijë vota dhe sipas disponimit aktual kjo parti do të ketë një rritje të lehtë që do të rrumbullakësonte një rezultat mjaftë pozitiv deri në 8000 vota. Ndërsa partitë tjera në Lipjan do të ndajnë 3 mijë deri 4 mijë vota. Çfarë reflekton në zgjedhjet lokale në Lipjan kjo situatë: Lipjani do ketë një garë të përafërt në zgjedhje lokale si:
1. PDK, nese reflekton në përzgjedhjen kandidatin për kryetar komune i cili do të unifikonte degën e PDK-së, i cili do të kishte përkrahjen edhe të NISMA, ka gjasa të mira të luftoj për vendin e parë sepse me këtë kandidati i saj do të arrij të fitoj deri 9500 votave. Përndryshe, në rrethanat aktuale, PDK do të ketë një rezultat historik në disfavor të saj.
2. LDK, do ta ruaj primatin e saj nëse kandidati i saj për kryetar komune do të jetë kryetari aktual i cili, pa koalicione parazgjedhore, i vetëm i ka të sigurta 10000 deri 11500 vota, por nëse ka ndryshim eventual të kandidatit, i njejti nuk mundë të fitoj më shumë se 9000 vota dhe rrjedhimisht rrezikon të renditet në vendin e dytë.
3. Ndërsa LVV është partia e vetme që din të ketë dallime mjaftë të mëdha në rezultatet nga zgjedhjet nacionale në ato lokale. Kujtojmë që në zgjedhjet nacionale të qershorit 2017 LVV pati bërë senzacion në rritjen e saj të votave në Lipjan por hiç më shumë se 4 muaj më pas, në zgjedhjet lokale të tetorit 2017 ajo nuk doli me një rezultat mjaftë dëshprues krahasuar me rezultatin paraprak. Prandaj, është shumë e rëndësishme figura e kandidatit të LVV për kryetar të Komunës. Nëse LVV arrin të kandidoj një kandidat serioz dhe një figurë të pranushme për qytetarët, lufta do jetë e ashpër për vendin e dytë me dy partitë siç sqarova më lartë. Përndryshe, përkundër kandidatit joadekuat, LVV do të ketë një rritje të lehtë e cila do të jetë arsyeja kryesore e shpërndarjes së votave dhe që do të pamundësojë secilin kandidatë të fitoj pa balotazh.
Por, çfardo rezultati në raundin e parë, fituesin e zgjedhjeve do ta përcaktojë kandidati i tretë, edhe nëse diferenca e votatave është mjaftë e thellë në mes të dy kanidatëve të parë, kjo do të ndodhë përcaktimi i partisë së tretë mbështetjen për balotazh që do t’i jep cilido kandidatë. Pra, në bazë të rrethanave aktuale politike dhe veprimet që nëse mund të bëjnë partitë politike të cekura më lartë, Lipjani pashmangshëm do të ketë balotazh, pas një lufte të fortë pluraliste do të rikthehet një garë të rreptë bipartiake.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)