Një situatë aspak e keqe ishte ajo e sotmja në Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë të shkurtër por që u ndërpre plot 5 herë për shkak të tensioneve të krijuara.
Opozita e cila përsëriti kërkesën e saj për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti, lëshoi miell, letra dhe shishe në drejtim të tij dhe kabinetit qeveritar. Foltorja u bllokua duke mos lejuar asnjë deputet të mazhorancës të mbajë fjalë, e gjitha kjo e ardhur pasi Byroja e Kuvendit refuzoi të përjashtonte Ramën, pas ofendimit që sipas opozitës, ai i bëri shqiptarëve duke i krahasuar me organin mashkullor gjenital kur tha se “popullit nuk i ngrihet”.
Por teksa kamerat e televizioneve ishin në transmetim LIVE, kryeministri Rama u shfaq mjaft i qetë edhe kur u qëllua me miell, letra apo ujë. Madje ai u pa shpesh teksa largonte punonjësit e gardës, duke i dalë vetë për zot vetes. Por një moment, kur seanca ishte ndërprerë dhe seanca nuk transmetohej drejtpërdrejt në televizion, kreu i qeverisë është parë në një moment mjaft i nevrikosur, aq sa ka arritur të kërcënojë opozitën.
‘Mos u mërzit, pa merak, se ta tregoj unë, mos u mërzit do ta shohim’. Kjo frazë e kryeministrit duket se i është drejtuar deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka.
blob:http://www.dailymotion.com/6262c691-1842-4ed7-88ed-6eb2ac63a8c9
COMMENTS