Challande publikon listën për Listën e Kombeve, nuk ka befasi

Challande publikon listën për Listën e Kombeve, nuk ka befasi

Foto që çdo fans i futbollit duhet t’i shohë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike emëroren e futbollistëve të cilët i ka ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit, më 7 shtator në Baku dhe kundër Ishujve Faroe, më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Grumbullimi i futbollistëve do të nisë të hënën më 3 shtator në hotel “Emerald”, derisa dy stërvitje do të mbahen në Kosovë para udhëtimit në Baku.

Në këtë listë janë ftuar shumica e lojtarëve që janë ftuar edhe në ndeshjet e kaluara, derisa mungon përsëri Valon Berisha, shkaku i një lëndimi që e kanë bërë që ai të mos debutojë ende as për Lazion, ekip në të cilin u transferua në këtë verë.

Risi në këtë listë është ftesa për Idriz Vocan që luan në FC Luzern, mandej Jetmir Krasniqi në FC Zurich.

Ndërkaq në sulm nuk ka shumë ndryshime ashtu sikurse edhe në mbrojtje.

Përndryshe Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Baku kundër Azerbajxhanit më 7 shtator, kurse pas 3 dite në Prishtinë do ta pret Ishujt Faroe. Kosova gjendet në Ligën e Tretë të Grupit D në Ligën e Kombëve me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën. Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)