Dikur ka qenë trajner i Zürich, Luzern, Xamax dhe YB. Si trajner i përfaqësueses së Kosovës tashmë ka plot shpresë të bëjë realitet ëndrrën e kualifikimeve në KE 2020. Bernard Challandes (66) në një intervistë për “Aargauer Zeitung” flet për personat me dy nënshtetësi, tentimi për të rrëmbyer talente dhe konfliktet me Zvicrën dhe Shqipërinë, njofton albinfo.ch.
Në pyetjen, a ju ka quajtur ‘budalla’ gruaja kur pranuat marsin e kaluar të jeni trajneri i Kosovës, 66-vjeçari përgjigjet: “Unë kam fat, që kam një grua të tillë. Ajo ka udhëtuar së bashku në çdo aventurë timen. Në Cyrih, Armeni ose tani në Kosovë.”
Në lidhje me kontratën, Challendes thekson se nuk kishte kushte, por edhe kishte. “Kosovarët janë të çmendur pas futbollit. Në gjashtë ndeshjet e fundit Kosova nuk ka asnjë humbje dhe ka pranuar vetëm një gol. Për këtë ata me plot meritë ëndërrojnë KE 2020.”
Liga e Kombeve ka ndihmuar përfaqësueset modeste për të shpresuar kualifikimin në KE 2020, pasi Kosova ka plot të drejtë të pretendojë se është më e mirë sesa Bellorusia, Gjeorgjia ose Luksemburgu.
Si sukses të tijin Challendes tregon “përforcimin në mbrojtje”, ku në të kaluarën ka pranuar shumë gola në kundërsulme.
“Problemi ishin sulmuesit, të cilët nuk bënin punën e tyre dhe ishin fajtorë për kundërsulme, të cilat i vendosnin në pozita të vështira mbrojtësit. U tregova video nga Man City dhe Real Madrid sesi sulmuesit dinë edhe të mbrojnë”, tha ai, duke shtuar se në mentalitetin e shqiptarëve nuk është interesant të jesh mbrojtës dhe se të gjithë më reklamohen si sulmues.
Në fund Challendes thekson se nuk kryen presion për lojtarët se për kë do luajnë: për Shqipërinë, Kosovën ose Zvicrën. Ndërsa me pjesëmarrjen e Kosovës në KE 2020 do t’i jap fund punës së trajnerit, pasi në atëkohë do të jetë 70-vjeçar.
COMMENTS