Çka është logopedi dhe kur duhet ta dërgoni fëmijën tuaj

Çka është logopedi dhe kur duhet ta dërgoni fëmijën tuaj

Busti për Adem Demaçin propozohet të vendoset në qendër të Prishtinës

Shkruan: Kaltrina Hashani – Logopede shkollore\klinike

Tashmë bëhen gati dy vite që jam pjesë e institucionit arsimor si logopede shkollore, që përfshijë punën me nxënësit me vështirësi logopedike të të gjitha shkollave dhe kopshtit publik të Komunës së Lipjanit. Sa për informim – Logopedia është shkencë e cila mirret me parandalimin, diagnostikimin, rehabilitimin dhe trajtimin e personave me vështirësi të komunikimit verbal dhe jo verbal. Kjo praktikohet nga specialistët e quajtur logoped të cilët mund ta kryejnë punën e tyre në ambulanca, në qendra të specializuara, në ordinanca private si dhe në shkollë. Të them më qartë nevojë për logoped kanë fëmijët që kanë: çrregullime të ritmit të të folurit(belbëzim), vonesa gjuhësore, çrregullime të artikulimit të tingujve(dislalia, rinolalia etj), fëmijët më Sindromën Down, autizëm, vështirësi akademike si lexim, shkrim dhe vështirësi matematikore, vështirësi në gëlltitje si dhe çrregullime të zërit e dëgjimit. Duke e ditur se aftësitë e kufizuara, prapambetjet mendore, çrregullimet në të folur, çrregullimet në sjellje dhe disavantazhet e tjera tek fëmijët mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek ta qoftë në aspektin emocional apo social. Jetike për ta është ndihma dhe mundësia që ne iu japim atyre ti lejojmë të jetojnë jetën ashtu siq e meritojnë pa dallim. – Në çdo fillimvit të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore të Komunës së Lipjanit ftohen nga drejtoria e shkollës “Ismail Luma” që ti referojnë rastet për diagnostikim dhe trajtim tek ne. Numri i fëmijëve me ngecje në të folur, vështirësi në shkrim dhe lexim, vështirësi matematikore, sindroma si dhe çrregullime të tjera që paraqiten në zyrën time të logopedisë në shkollë çdo ditë e më shumë po rritet, dhe kjo ndodh për shkak të vetëdijësimit të prindërve që të kërkojnë ndihmë nga personat adekuat çdo herë e më shumë. Vitin akademik 2018\2019 janë paraqitur rreth 30 raste për vlerësim dhe trajtim logopedike ndërsa vitin akademik 2019\2020 numri i tyre është shtuar dukshëm në mbi 40. Është nderë dhe kënaqësi e papërshkrueshme për mua të jem logopede shkollore e vetmja si në komunën e Lipjanit ashtu dhe përreth saj duke e ditur se fëmijët hapat dhe njohuritë e para i

marrin në shkollë. Dhe ata qysh nga mosha 3 vjeqare(mosha e kopshtit) po kanë mundësi të trajtohen në aspektin e komunikimit në mënyrë që të jenë të gatshëm të vazhdojnë shkollimin pa ndonjë vështirësi në të folur e cila do të mund të ndikonte edhe në aspektin akademik dhe psikologjik të tyre. Mirëpo trajtimet logopedike dhe ato psikologjike nuk mjaftojnë për aftësimin e tyre, ata duhet të kenë përkrahje shumë të madhe në shkollë sepse arsimi parauniversitar është i obliguar dhe i barabartë për të gjithë, ata duhet të pranohen, të ndihmohen si dhe të mbeshteten nga stafi arsimor në tërësi. Qysh nga fillimi i punës në shkollë përveq punës logopedike me fëmijë, vazhdimisht mundohem që të zgjedh tema që konsiderohen problematike tek mësimdhënësit dhe të diskutojmë bashkarisht. Disa muaj para është realizuar ligjerata me mësimdhënës të ciklit 1-5 me temë “Belbëzimi-çrregullim i ritmit apo i artikulimit ?”. Në muajin tetor i cili njihet si muaji i ndërgjëgjsimit për shëndetin mendor, sindromën down, belbëzimin etj, në kuadër të aktiviteteve tjera të shkollës është shpalosur edhe një aktivitet i punuar bashkarisht me të gjithë fëmijët që ndjekin trajtim logopedik në zyrën time, që përfshinë shkolla të ndryshme të Komunës së Lipjanit. Pra, roli i logopedisë në shkollë përfshinë: Shërbime logopedike- individuale apo grupore. Këshillim i prindërve të fëmijëve logopat. Këshillim i mësimdhënësve për mënyrën e qasjes kundrejt rasteve konkrete logopate, individualisht si dhe me ligjerata kolektive për çrregullime specifike të gjuhës dhe komunikimit. Bashkëpunimin me të gjithë stafin shkollorë për të krijuar një ambient të përshtatshëm për nxënësit logopat. Dhe në fund për nderë të 6 marsit –Ditës Evropiane të Logopedisë kam disa fjalë për të gjithë: “ Logopedia mbi të gjitha është profesion human sepse komunikimi është thelbi i jetës njerëzore. Mirëpo, si çdo profesion edhe ky i logopedisë ka vështirësitë e veta sidomos me kushtet që ne në Kosovë i kemi, por dashuria, vullneti dhe suksesi në punë më bën që asnjëherë mos ti shoh anët negative të kushteve” Ne jemi të gjithë të ndryshëm për diçka, por jemi edhe të njejtë në të njejtën kohë-NE JEMI NJERËZ. Vetëdijësimi i juaj shtyn përpara lumturinë e të tjerëve.”

Gjithashtu për seanca apo konsulta logopedike jashtë arsimore, atë mund ta gjeni edhe në Poliklinikën Etika në Lipjan. https://www.facebook.com/Slp.Kaltrinahashani1/ Instagram: slp.kaltrina_hashani

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)