Si duket qytetarët e komunës së Lipjanit nuk janë aspak të kënaqur me qeverisjen që po bën Imri Ahmeti i LDK-së, pasi e kanë ndëshkuar keq partinë e tij në zgjedhjet e 14 shkrutit.
Duket se turpërimi në nivel vendi për LDK-në u projektua nga një varg turpërimesh të thella në komuna të ndryshme të Kosovës.
Në Lipjan, kjo parti politike që qeveris me komunën, i mori vetëm 5 mijë e 539 vota ose 20,85 përqind, përcjell Ulpianapress.
LDK-ja që ka pushtetin kësisoj ka 57 vota më pak se PDK-ja në opozitë, kur janë numruar mbi 95 përqind e votave në Lipjan, e që i mori 5596 vota dhe dyfish më pak se VV-ja që i ka 12,571 vota ose 47,32 për qind.
Aq e thellë është humbja e LDK-së në këto zgjedhje, sa që as në vendlindjen e kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, ajo nuk po fiton.
Sipas rezultateve të cilat i ka siguruar Ulpianapress nga Poturovci ku voton edhe Torina, vendlidja e kryetarit, aty VV ka 47 perqind, kurse LDK ka 31 perqind e PDK 12 perqind.
Ahmeti është kryetar i komunës në fjalë prej vitit 2013, kurse në zgjedhjet e 2017-tës, ai shkroi historinë në Lipjan duke fituar për herë të parë pa balotazh. /Ulpianapress/
COMMENTS