ÇKA U BISEDUA MES PACOLLIT E KOTZIASIT

ÇKA U BISEDUA MES PACOLLIT E KOTZIASIT

12 mijë vota ‘mbajnë peng’ pesë komuna (VIDEO)

Në kuadër të turit të vet ballkanik, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias qëndroi në Prishtinë ku u prit në aeroport nga homologu i tij, Behgjet Pacolli, në një ceremoni shumë të ngrohtë dhe miqësore.

Më pas dy ministrat u zhvendosën në Ministrinë e Jashtme, ku pas një takimi kokë më kokë, u zhvilluan bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve.

“Ne presim që Greqia të na mbështesë në integrimin tonë ndërkombëtar, si ka bërë dhe më parë, në UNESCO, INTERPOL, etj. Ne duam praninë e investitorëve dhe mallrave greke në Kosovë’’, tha Pacolli, kërkesë që u pranua prej homologut të tij grek, Nikos Kotzias.

Siç njofton kumtesa, ai bëri thirrje për heqjen e pengesave në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve kosovarë në Greqi.

Pacolli vlerësoi punën e bërë nga diplomatët grekë në krye të misionit diplomatik në Prishtinë, në krye të EULEX-it, ashtu dhe mbështetjen e Komisionerit Avramopulos për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga ana tjetër ministri grek e ftoi Pacollin që ta vizitoj Athinën.

“Ejani dhe komunikoni idetë tuaja të mrekullueshme me ndërmarrësit tanë në një forum biznesi midis dy vendeve. Të krijojmë një agjendë pozitive marrëdhëniesh, të përparojmë hap pas hapi, të mos mbetemi të burgosur të historisë’’, njofton kumtesa të ketë thënë Kotzias.

Ai ftoi Kosovën në takimet e organizatës EUROMED, të 7 vendeve të Mesdheut për të shfaqur pozicionet e veta dhe për rritur bashkëpunimin evropian.

“Kosova i takon rajonit dhe ne do ta ndihmojmë Kosovën, sepse ndihmojmë veten’’, tha ministri Kotzias.

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë se ka respekt për përpjekjet e Kosovës në ndërtimin e një realiteti të ri në rajon dhe se e mbështet pjesëmarrjen e saj në Samitin e Sofjes. Më tej kryediplomati grek Kotzias shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, për restaurime objektesh të trashëgimisë kulturore, etj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)