Talenti i klubit futbollistik “Vjosa” është njëri nga lojtarët që po i befasonë të gjithë me paraqitjet e tij brilante.
Fjala është është per Çlirim Ramadanin, i cili ka lindur dhe është rritur në Shtime . Në klubin e të njejtit qytet ka luajtur qysh nga mosha 5 vjeçare, duke kaluar nëpër hierarkinë e klubit deri në klubin e parë, që tani garon në Ligën e Dytë të Kosovës. Ramadani ende nuk ka mbushur 20 vjet, por përshkruhet si një nga futbollistët më të mirë në mesfushë, i rrezikshëm sa herë që ka topin, me pamje të thellë, teknikë të çmendur dhe një inteligjencë që i mundëson jo vetëm të shënojë golat por edhe t’i mundësojë ato për shokët e skuadrës. Një plus i madh për të është edhe aftësia që të luajë me të dyja këmbët, edhe pse këmbën e djathtë e ka të preferuar.
Synon një klub të madh dhe Përfaqësuesen e Kosovës
Çlirim Ramadani momentalisht luan për Shtimes. Mirëpo ai, si çdo futbollist tjetër, i ka ëndrrat e tij.
“Për momentin luaj në ekipian A të Vjosës në Ligën e Dytë. Normalisht, kam synime edhe më të mëdha që në të ardhmen të nënshkruaj me njërin prej ekipeve më të mëdha në pesë ligat më të forta në Evropë”, shprehet Ramadani.
“Gjithashtu, ëndërroj që një ditë të kem ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës, perseri”, përfundoi Ramadani.
Karriera e Çlirimit
ClirimRamadani është lindur më 22.06.1998 në Shtime.
Ai tregon e kishte nisur karrierën në vitin 2002 në klubin e Vjosës. Pastaj është transferuar në shkollën “Dinamo” në Ferizaj, në Hajvali ka lujatur në vitin 2016 dhe në vitin 2017 ka kaluar në klubin e Llapit për një sezon, vlen të theksohet se ishte edhe pjesë e kombëtares së Kosovës U-19.
Sukseset e Çlirimit
mesfushori ka folur edhe për sukseset e tij. Ai tregon se gjatë turneve të zhvilluar në Shqipëri me ekipet ku ka luajtur, tri herë e ka zënë vendin e dytë. Pastaj, vendin e parë e ka zënë edhe në Gjermani me grupmoshën U-15, po ashtu Çlirim Ramadani, është shpallur kampion i Kosovës me grupmoshën U-17 në regjionin e Ferizajit./Ulpianapress/
COMMENTS